Dalin pamjet e veturës dhe personave që tentuan të vjedhin në Qendrën e Kontrollimit Teknik në Gjilan – Kërkohet ndihmë për t’i identifikuar
Asamblisti i PDK-së në Gjilan, Riad Rushiti ka publikuar një video ku shihet një veturë audi dhe katër persona, duke tentuar të kryejnë vjedhje në një objekt afarist që ka thënë se është në pronësi të familjes së tij. Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:54 në Gjilan, në rrugën e Malishevës.…
Lajme
Asamblisti i PDK-së në Gjilan, Riad Rushiti ka publikuar një video ku shihet një veturë audi dhe katër persona, duke tentuar të kryejnë vjedhje në një objekt afarist që ka thënë se është në pronësi të familjes së tij.
Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:54 në Gjilan, në rrugën e Malishevës.
Rushiti ka njoftuar se përveç disa dëmeve të vogla materiale, nuk është shkaktuar ndonjë dëm tjetër.
“Shpreh mirënjohjen time për Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar në trajtimin e rastit. Lus të gjithë qytetarët që, nëse e shohin këtë veturë ose kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e autorëve, ta njoftojnë menjëherë Policinë e Kosovës. Ju faleminderit për çdo ndihmë dhe shpërndarje të këtij njoftimi”, ka shkruar Rushiti.
Mediat lokale kanë njoftuar se objekti që ka qenë cak i vjedhjes ka qenë Qendër e Kontrollimit Teknik të veturave. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: