Dalin pamjet e arrestimit të prokurorit Beqë Shala në vend të punës
Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, prokurori është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”. “Betimi për Drejtësi”, ka publikuar momentin e arrestimit të…
Lajme
Prokurori i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar gjatë një aksioni të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të Sistemit Prokurorial, prokurori është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
“Betimi për Drejtësi”, ka publikuar momentin e arrestimit të prokurorit Shala në vendin e tij të punës, ku shihet i prangosur.