Dalin çmimet e derivateve, MINTI publikon tarifat e reja
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për sot dhe nesër. Sipas njoftimit, një litër naftë/dizel do të shitet me çmim maksimal prej 1.37 euro, ndërsa benzina do të kushtojë 1.35 euro për litër. Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit…
Lajme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat do të vlejnë për sot dhe nesër.
Sipas njoftimit, një litër naftë/dizel do të shitet me çmim maksimal prej 1.37 euro, ndërsa benzina do të kushtojë 1.35 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është caktuar në 0.67 euro për litër.
MINTI ka bërë të ditur se këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të vlefshme gjatë dy ditëve në vijim. /Lajmi.net/