Daka: Gjykata Kushtetuese s’ka çka thotë më, konstituimi është çështje e gjykuar
Ish-gjyqtarja Valdete Daka ka folur për situatën politike dhe kushtetuese në vend, duke u shprehur se aktualisht nuk ka më dilemë nëse Kosova ndodhet apo jo në shkelje kushtetuese. Daka tha se shkelja kushtetuese, sipas saj, ka nisur më 6 gusht, kur Kuvendi është dashur të konstituohet. “A jemi në shkelje kushtetuese? Po, s’ka më…
Lajme
Ish-gjyqtarja Valdete Daka ka folur për situatën politike dhe kushtetuese në vend, duke u shprehur se aktualisht nuk ka më dilemë nëse Kosova ndodhet apo jo në shkelje kushtetuese.
Daka tha se shkelja kushtetuese, sipas saj, ka nisur më 6 gusht, kur Kuvendi është dashur të konstituohet.
“A jemi në shkelje kushtetuese? Po, s’ka më fare dilemë. E din gjithkush. Jemi në shkelje që nga data 6 gusht, kur është dashur të konstituohet Kuvendi. Çdo vendim që merret pas asaj date është marrë në shkelje kushtetuese”, deklaroi Daka.
Ajo u shpreh edhe për rolin e Gjykatës Kushtetuese në këtë situatë, duke theksuar se çështja e konstituimit të Kuvendit tashmë është trajtuar nga kjo gjykatë.“Gjykata Kushtetuese s’ka çka të thotë për konstituimin e Kuvendit, ajo çështje është e gjykuar”, tha Daka.