Dafina Zeqiri vjen me plot stil në fotosesionin e ri
Dafina Zeqiri erdhi unike edhe në imazhet e shkrepura gjatë realizimit të fotosesionit të ri.

ShowBiz
Dafina Zeqiri gjatë ditës së sotme ka punuar për realizimin e një seti të ri fotografik, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja u kujdes që të ndajë me fansat pjesë nga ky fotosesion, ku edhe kësaj radhe vjen shumë e veçantë.
Këtë herë, Dafina u shfaq e veshur në të zeza dhe stili i saj ishte unik si zakonisht, teksa flokët i rregulloi me stil më ndryshe prej herave të tjera.
Kjo vjen pak kohë pasi këngëtarja ka paralajmëruar duetin e ri me Yll Limanin, të cilin po e finalizojnë këtë ditë.
Kënga e re e Dafinës do ta pasojë projektin e saj të suksesshëm “Zili Zili”. /Lajmi.net/