Dafina Zeqiri pozon me barkun e rrumbullakosur në jaht, shijon bukuritë e Karaburunit me bashkëshortin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku shihet duke shijuar pushimet në brigjet e mrekullueshme të Karaburunit, në Vlorë. Në imazhet që publikoi në llogarinë e saj zyrtare, Dafina shfaqet e qeshur dhe e qetë në një jaht luksoz, ndërsa vihet në pah…

ShowBiz

05/06/2025 13:47

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të reja, ku shihet duke shijuar pushimet në brigjet e mrekullueshme të Karaburunit, në Vlorë.

Në imazhet që publikoi në llogarinë e saj zyrtare, Dafina shfaqet e qeshur dhe e qetë në një jaht luksoz, ndërsa vihet në pah barku i rrumbullakosur, që tregon qartë se ajo ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë.

Në disa prej fotove, ajo pozon krah bashkëshortit të saj, Kreshnikut, me të cilin duket se po kalon momente të bukura e të qeta larg zhurmës së përditshme. Çifti duket mjaft i lumtur, teksa rrezatojnë energji pozitive në çdo pamje.

Postimi i saj ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive nga fansat dhe figura publike, të cilët i kanë uruar shtatzëni të mbarë dhe momente të lumtura në pritje të vogëlushes apo vogëlushit që do të vijë në jetë.