Dafina Zeqiri po vjen me diçka të re

Dafina ka lajme të mira për fansat e saj.

ShowBiz

19/09/2020 14:25

Dafina Zeqiri është një prej emrave më aktiv të skenës muzikore shqiptare, e cila numëron shumë këngë të reja, shkruan lajmi.net.

Së fundi, artistja ka ndarë me ndjekësit disa video nga prapaskenat e këngës “Lule lule”, të cilën e solli në bashkëpunim me Lumi B.

Përmes kësaj videoje, ajo ka thënë se shumë shpejt po rikthehet me një projekt të ri muzikor, por nuk ka dhënë shumë detaje.

https://www.instagram.com/p/CFRsoT2hr3z/

Në video, ajo në mbishkrim ka lënë flamurin e Armenisë, ndërsa shkroi “Faleminderit që tregoni kaq shumë dashuri! #lulelule vjen së shpejti tek ju!”,

Mbetet të shihet se çfarë po përgatit kësaj radhe Dafina, ndërsa kënga e fundit e saj është “Million Dollar”. /Lajmi.net/

YouTube player