Dafina Zeqiri i bashkohet kampanjës së HANDIKOS-it, “Shkolla hap dyert e botës”
Dafina Zeqiri u bë pjesë e kampanjës së HANDIKOS-it.

ShowBiz
Këngëtarja Dafina Zeqiri me anë të një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se është bërë pjesë e një fushate sensibilizuese, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për fushatën e “HANDIKOS-it” moton “Shkolla hap dyert e botës”, e cila promovon përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukimin e rregullt në Kosovë.
Këngëtarja ka postuar disa fotografi në Instagram, teksa shihet duke dhënë nënshkrimin e saj me shpresën që shteti do t’iu ofrojë kushte të barabarta të gjithë fëmijëve në Kosovë.
View this post on Instagram
“Sot me kënaqësi iu bashkova kampanjes së HANDIKOS-it “Shkolla hap dyert e botës”, e cila promovon përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukimin e rregullt në Kosovë.
Unë nënshkrova instalacionin duke shpresuar se shteti do të ofrojë kushte të barabarta për të gjithë fëmijët në Kosovë, ashtu siç e meritojnë”, shkruan ajo.
Sa i përket projekteve muzikore, “Zili Zili” titullohet kënga e fundit e Dafina Zeqirit. /Lajmi.net/
