Dafina publikon fotografi atraktive nga prapaskenat e klipit “Zili Zili”

Dafina solli të tjera fotografi nga klipi i ri.

ShowBiz

22/10/2020 19:32

Dafina Zeqiri sot publikoi projektin e ri muzikor me titull “Zili zili”, të cilit ia shoqëroi edhe videoklipin, shkruan lajmi.net.

Ashtu sikurse në projektet tjera, edhe këtë herë, këngëtarja vjen me një stil unik në të gjitha skenat e klipit.

Edhe kësaj radhe, Dafina pranoi komplimente të shumta nga fansat për dukjen në klip, ndërsa së fundi postoi fotografi nga prapaskenat e klipit.

https://www.instagram.com/p/CGp1FSJhTM5/

Në këto fotografi, këngëtarja duket atraktive dhe e veçantë, ndërsa shtoi edhe disa vargje të këngës,

“Qa o ky far stili? Jo jo kjo so zili…. Qishtu bohet kang ! Besom Ky o palim ?”, janë vargjet që Dafina ua shtoi fotove. /Lajmi.net/

YouTube player