Daçiqi propagandues, flet pa e pyetur kush: S’do ta lejojmë anëtarësimin e Kosovës në OKB
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka folur sot rreth situatës aktuale me Kosovën. Ai ka thënë se çështja e Kosovës, sipas tij “është çështje e interesit më të lartë kombëtar dhe shtetëror për Serbinë”, duke theksuar se “serbët e Kosovës jetojnë në gjendje të përhershme të rrezikut”. Daçiq ka vazhduar ta përsërit se Serbia…
Lajme
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka folur sot rreth situatës aktuale me Kosovën.
Ai ka thënë se çështja e Kosovës, sipas tij “është çështje e interesit më të lartë kombëtar dhe shtetëror për Serbinë”, duke theksuar se “serbët e Kosovës jetojnë në gjendje të përhershme të rrezikut”.
Daçiq ka vazhduar ta përsërit se Serbia nuk do ta njoh Kosovën as në mënyrë eksplicite as implicite, pavarësi kjo që ai e ka quajtur të “njëanshme”.
Ndonëse nuk është autoritet përcaktues, “shërbëtori i Vuçiqit” thotë se shteti i tij s’do ta lejojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.
“Do ta përsëris edhe një herë – ne nuk do ta njohim pavarësinë e shpallur “në mënyrë të njëanshme” të Kosovës as në mënyrë eksplicite e as implicite, as nuk do të lejojmë që “krahina jonë jugore” të bëhet anëtare e OKB-së. Serbia ka të njëjtën të drejtë si çdo vend tjetër në botë që të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shtuar ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq. /Lajmi.net/