Daçiq thotë se nuk do të ketë takim në Paris nëse nuk dihet rezultati, paralajmëron tërheqje të njohjeve për Kosovën

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq thotë se ka vullnet të Gjermanisë dhe Francës për të mbajtur një takim në Paris, por ka edhe rezerva të mëdha për rezultatin e atij takimi.

Lajme

16/06/2019 09:06

“Nëse nuk dihet paraprakisht se rezultati i takimit do të jetë pozitiv, mendoj se takimi nuk do të ketë. Kjo do të tregojë se Haradinaj është më i fortë se të gjithë ata”, ka thënë sot  Daçiq për “Kurir”, transmeton lajmi.net.

“Herën e fundit kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Macron e bindën Haradinajn, i cili, i fyeu duke i pyetur: ‘Kush do të na garantojë për këtë që më thoni?’ “, ka thënë Daçiq, duke shtuar se së fundmi Haradinaj u ftua nga Merkel për të bërë disa përgatitje para takimit në Paris.

“Unë mendoj se presidenti francez Emmanuel Macron nuk mund të përballojë një luks të tillë për veten që Haradinaj ta ‘godet’ për herë të dytë”, tha Daçiq.

Sipas tij, politikanët perëndimorë e përdorin Haradinajn për konfliktet e tyre të ndërsjellat.

“Së pari, ata duan të tregojnë se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini “nuk ka idenë se ajo nuk bëri asgjë”. Së dyti, Shtetet e Bashkuara nuk janë të kënaqur që Parisi dhe Berlini kanë planifikuar takime dhe nuk dëshirojnë diçka pozitive. Dhe së treti, Paris dhe Berlin mendojnë se duhet të marrin përsipër negociatat, dhe Brukseli është kundër. Dhe të gjithë mendojnë se Amerika duhet të përfshihet në negociata, por pa Rusinë gjithsesi. Këto janë përleshje brenda atij kampi perëndimor”, tha Daçiq.

Daçiq thotë se pret që në vitin e ardhshëm, rreth dhjetë vende, dhe ndoshta më shumë, do të tërheqin njohjen e Kosovës.

“Unë nuk kam për të ndikuar në ato vende, ata duan të tërheqin njohjen,” tha ai. /Lajmi.net/