Daçiq, Kosova mund të mos kalojë në Asamblenë e Përgjithshme
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot se me votimit të Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për pranimin e Kosovës si anëtare, nuk ka përfunduar çdo gjë dhe se për vendimin përfundimtar për anëtarësimin e plotë do të vendosë Asambleja e Përgjithshme në nëntor.

Lajme
Daçiq në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë ka thënë se këtë vendim duhet ta vërtetojë kjo asamble me dy të tretat e shteteve anëtare, transmeton lajmi.net.
Ai ka thënë se me këto shtete që votuan sot pro rekomandimit, Kosova nuk do të mund të kalojë në Asamblenë e Përgjithshme.
“Pasi që në Asamblenë e Përgjithshme nevojiten dy të tretat e votave, me numrin e atyre shteteve që votuan pro, Kosova nuk do të kalonte”. /lajmi.net/