Daçiq i përulet Rusisë dhe Kinës për ndihmë ndaj Kosovës
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, po e konsideron tejet të nevojshme që Serbia ta ketë mbështetjen e Rusisë dhe Kinës në problemin me Kosovën.

Lajme
Sipas tij, këto dy shtete si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit do të përdorin veton e tyre për anëtarësimin e Kosovës në OKB, transmeton lajmi.net.
Daçiq po ashtu shtoi sot se Kombet e Bashkuara verifikojnë shtetet kandidate nëse ato kanë statusin ndërkombëtar ose jo, dhe sipas, tij mbështetja e Rusisë dhe Kinës në këtë aspekt është jetike për Serbinë.
“Prishtina dhe përkrahësit e saj mendojnë që çështja është e përfunduar dhe e vetmja gjë që ka mbetur është që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës. Mirëpo me këtë përkrahje të Rusisë, pozita jonë është shumë më e fortë dhe e favorshme”, deklaroi Daçiq, duke përmendur vizitën e Aleksander Vuçiq në Moskë.
Ndryshe, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ditë më parë ka marrë vërejtje nga Franca dhe Britania, shtete të cilat qasjen e Daçiqit ndaj vendeve të cilat e kanë njohur Kosovën e kanë quajtur ‘irrituese’./Lajmi.net/