Daçiq e quan marrëveshjen e Brukselit mashtrim, por më pas thotë se e dinin çfarë po firmosnin

Vetëm një ditë pasi deklaroi se bashkësia ndërkombëtare e kishte “mashtruar” Serbinë me marrëveshjen e Brukselit, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq është tërhequr nga kjo deklaratë, duke e mohuar një qëndrim të tillë. “Ishte një mashtrim. Ne i lidhëm të gjitha ato marrëveshje me mirëbesim, vetëm për të arritur kompromise që do të ishin…

Lajme

28/07/2025 20:13

Vetëm një ditë pasi deklaroi se bashkësia ndërkombëtare e kishte “mashtruar” Serbinë me marrëveshjen e Brukselit, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq është tërhequr nga kjo deklaratë, duke e mohuar një qëndrim të tillë.

“Ishte një mashtrim. Ne i lidhëm të gjitha ato marrëveshje me mirëbesim, vetëm për të arritur kompromise që do të ishin në interes të të gjithëve në Kosovë,” kishte deklaruar Daçiq më 27 korrik.

Por vetëm një ditë më pas, ai demantoi veten, duke thënë se “kurrë nuk ka thënë, e as nuk do të thoshte” se Serbia, presidenti Aleksandar Vuçiq apo ai vetë janë mashtruar gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit.

“Nuk kam thënë kurrë, e as nuk do të thosha, se ne – Serbia, Aleksandar Vuçiq apo unë – jemi mashtruar për të nënshkruar marrëveshjen e Brukselit. Një formulim i tillë do të nënkuptonte se nuk e dinim çfarë po firmosnim, se nuk e kuptonim rëndësinë e dokumentit apo se ishim të paaftë për të vlerësuar realitetin politik,” tha Daçiq, shkuan N1.

Sipas tij, ajo që kishte nënkuptuar në deklaratën e tij të mëhershme lidhej me zbatimin e marrëveshjes dhe jo me procesin e nënshkrimit, transmeton kp.