Daçiq e quan cinik ambasadorin e SHBA-ve në Beograd

Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott dje tha se incidenti në fshatin Poterq të Klinës thekson nevojën për të punuar në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Lajme

30/05/2018 13:28

Scott tha se me normalizimin e marrëdhënieve qytetarëve serbë iu sigurohet të marrin pjesë në jetën politike, shoqërore dhe fetare në Kosovë pa frikë për sigurinë e tyre.

Ndaj kësaj deklarate të Scottit ka reaguar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq duke e quajtur ‘qëndrim cinik’, përcjell lajmi.net.

“Asnjë marrëveshje nuk është e nevojshme për këtë. Është obligim prej forcave ndërkombëtare sipas Rezolutës 1244 dhe Marrëveshjes së Kumanovës”, ka thënë Daçiq.

Ai ka theksuar se prej kohësh lëvizja e lirë e serbëve në Kosovë është pranuar dhe nuk mund të ketë më asnjë justifikim./Lajmi.net/