Daçiq akuza Brukselit se mashtroi Serbinë me Marrëveshjen e 2013-ës | BE: E keni nënshkruar me vetëdije e vullnet të lirë
Bashkimi Evropian në një përgjigje për televizionin N1 kanë komentuar akuzat e ish-kryeministrit serb, Ivica Daçiq, se Brukseli ka mashtruar Serbinë me nënshkrimin e Marrëveshjes së vitit 2013. Nga BE thonë se Serbia nuk është tërhequr nga proces. BE-ja ka thënë se pret që Serbia dhe Kosova të zbatojnë atë që premtuan. Brukseli ka rikujtuar…

Lajme
Bashkimi Evropian në një përgjigje për televizionin N1 kanë komentuar akuzat e ish-kryeministrit serb, Ivica Daçiq, se Brukseli ka mashtruar Serbinë me nënshkrimin e Marrëveshjes së vitit 2013.
Nga BE thonë se Serbia nuk është tërhequr nga proces.
BE-ja ka thënë se pret që Serbia dhe Kosova të zbatojnë atë që premtuan. Brukseli ka rikujtuar se Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen me vetëdije dhe me vullnet të lirë
“Si Kosova ashtu edhe Serbia i kanë hyrë marrëveshjeve plotësisht me vetëdije dhe me vullnetin e tyre të lirë”, kanë potencuar nga Brukseli, duke e mohuar qartë Daçiçin.
“Këto marrëveshje mbeten në fuqi”, shtojnë në Bruksel, duke potencuar se BE-ja “pret që të dyja palët të kontribuojnë, përmes deklaratave dhe veprimeve të tyre, në një atmosferë të favorshme për pajtimin dhe normalizimin”.
Edhe pse nuk ka takime në nivelin më të lartë, Komisioni Evropian këmbëngul se dialogu nuk është ndërprerë duke kujtuar se negociatorët teknikë u takuan në qershor.
“Dialogu vazhdon përmes takimeve të rregullta dypalëshe dhe trepalëshe në nivelin e kryenegociatorëve dhe në nivelin teknik”, kanë thënë nga BE.