Cucurella dëshiron transferimin te City
Marc Cucurella dëshiron të kalojë te Manchester City. Cucurella është një lojtar që po pëlqehet mjaft shumë nga Pep Guardiola. Tash e sa kohë trajneri i ‘Citizens’ kërkon me ngulm që mbrojtësi i krahut të kalojë në ‘Etihad’, por Brighton po vazhdon të nxjerrë probleme. Së fundmi sipas Fabrizio Romanos, është vetë lojtari që i…
Sport
Marc Cucurella dëshiron të kalojë te Manchester City.
Cucurella është një lojtar që po pëlqehet mjaft shumë nga Pep Guardiola.
Tash e sa kohë trajneri i ‘Citizens’ kërkon me ngulm që mbrojtësi i krahut të kalojë në ‘Etihad’, por Brighton po vazhdon të nxjerrë probleme.
Së fundmi sipas Fabrizio Romanos, është vetë lojtari që i ka kërkuar ekipit të tij ta lënë të lirë të kalojë te kampioni anglez, transmeton lajmi.net.
Drejtuesit e Man City nuk po arrijnë të akordohen me Brighton për kartonin e lojtarit.
Mbetet të shihet nëse më në fund spanjolli do të transferohet te City./Lajmi.net/