Cuadrado: Juventus duhet ta fitojë derbin

Mbrojtësi i Juventusit, Juan Cuadrado është falënderues që e pati shansin të vazhdojë me stërvitjet gjatë pushimit internacional.

Sport

01/04/2021 18:17

Kualifikimet për Kupën e Botës në Ameriken Jugore u shtynë, duke i dhënë mundësinë si kolumbianit të pushojnë, përcjellë lajmi.net.

Cuadrado tha se shumicën e kohës ka bërë stërvitje fizike.

“Shumicën e kohës të pushimit internacional kemi punuar fizikisht. Nuk e kishim bërë që një kohë të gjatë”.

“Ndihem vërtet mirë fizikisht dhe ky pushim me ka ndihmuar shumë. Është gjithmonë vështirë kur udhëton dhe zhvillon lojë çdo tri ndeshje. Tani ndihem më i qetë”, tha ai.

Cuadrado thotë se kërkon vetëm fitore në derbin ndaj Torinos.

“Ishte rezultat jo i mirë. E dinim sa i rëndësishëm ishte rezultati, por nuk ia dolëm. Tani, është koha e Derby dela Mole, kemi kaluar shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen dhe duhet të fitojmë”.

“E njëjta vlen për Napolin. Ne duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura”, përfundoi ai.

Ndeshja mes Juventusit dhe Napoli që ishte shtyrë do zhvillohet me 7 prill./Lajmi.net/