Ç’të vishni tani në vjeshtë? 15 ide kombinimesh për t‘u dukur me super stil

Ky është momenti i përsosur për të menduar për atë që mungon në gardërobën tuaj të vjeshtës, para se të filloni të bëni blerje.

Lifestyle

06/10/2021 13:40

Me pallto apo pa pallto? Sa shtresa janë shumë shtresa? E dimë që këto pyetje po ju mundojnë çdo ditë. Veshjet e vjeshtës kërkojnë vërtet planifikim, sepse moti mund të ndryshojë nga momenti në moment.

Idetë e mëposhtme të veshjeve nga Who What Wear do t’ju hyjnë shumë në punë gjatë ditëve të vjeshtës dhe pikërisht në kohën kur të bëhet vërtet ftohtë. Ky është momenti i përsosur për të menduar për atë që mungon në gardërobën tuaj të vjeshtës, para se të filloni të bëni blerje.

Veshjet e mëposhtme përfshijnë disa klasike të një kapsule vjeshte, si pallto të holla, xhaketa lëkure dhe xhinse, së bashku me disa pjesë të reja të rëndësishme për këtë sezon.

Më poshtë, 15 ide kombinimesh për t‘u dukur me super stil këtë vjeshtë:

1. Xhaketë e zezë + Pantallona gri + Converse

2. Triko e hollë + Fund kamosh + Çizme

3. Ngjyra të guximshme

4. Bluzë crop + Xhinse + Xhup i fryrë

5. Këmishë e bardhë + Fustan krem

6. Triko me mëngë të shkurtra + Xhinse

7. Fustan veror + Gjysmëçizme

8. Xhaketë + Xhinse + Atlete

9. Fustan i shkurtër + Pantallona lëkurë

10. Bluzë me rrudha + Pantallona të gjera

11. Xhaketë kamosh + Fustan treçereksh

12. Pallto e hollë + Xhinse

13. Fund me pala korrenti + pallto-xhaketë

14. Fustan i trikotuar + Xhaketë lëkurë

15. Pallto vinyl + kostum saten