Cska Moska në bisedime me Milanin për Castillejon

Skuadra nga Rusia ka shfaqur interesim për Samu Castillejo.

Sport

04/09/2021 13:24

Afati kalimtar i verës është mbyllur në top ligat evropiane, megjithatë transferimet janë ende të hapura në disa liga, transmeton lajmi.net.

Njëra ndër këto liga është edhe Rusia ku merkato është ende e hapur dhe klubet janë ende në kërkim të futbollistëve.

Sipas mediave italiane, CSKA ka shprehur interesim për sulmuesin e Milanit, Samu Castillejo.

Castillejo nuk bënë pjesë në planet e Stefano Piolit dhe është i hapur të largohet në formulën e huazimit me të drejtë blerje për 10 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet akordi mes palëve për kalimin e spanjollit në Rusi. /Lajmi.net/