Cruyff: Reali bëri një m*t të madh

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff kritikoi Real Madridin që lejoi ish futbollistin Zinedine Zidane të drejtojë ekipin e dytë, pa licencën e trajnerit.

Sport

04/03/2015 14:15

Ish trajneri i Barcelonës, Johan Cruyff kritikoi Real Madridin që lejoi ish futbollistin Zinedine Zidane të drejtojë ekipin e dytë, pa licencën e trajnerit.

Gjatë një interviste për uebfaqen “The Hook”, holandezi tha se gjiganti madrilen bëri një “problem absurd”, pa e zbuluar situatën, dhe është i bindur se

“Reali e dinte se Zidane kishte nevojë për licencë”, u shpreh Cruyff.

“Çfarë mund të them? Pas gjithë asaj kohe kur Zidane ishte asistent i Ancelottit. Nuk e kuptoj se si gjithçka u zbulua dy muaj më vonë. Kjo më shqetëson. Reali bëri një m*t të madh, sepse ju jeni në zyrë dhe është dashur të ishit në dijeni”, theksoi ai.