Cruyff ishte afër Realit

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff ka zbuluar se ishte afër transferimit në Real Madrid, para se të përfundonte në Camp Nou.

Sport

21/01/2015 10:53

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff ka bërë të ditur se ishte afër transferimit në Real Madrid.

Ajax Amsterdam ishte i gatshëm ta shiste futbollistin kryesor të ekipit më 1973, dhe Los Blancos ka mundur të jetë destinacioni i tij.

Mirëpo, Cruyff zgjodhi Barcelonën dhe u shndërruar në një prej futbollustëve dhe trajnerëve më të mirë në histori të klubit.

“Më kujtohet transferimi im në Spanjë. Njerëzit më thanë se po shkoj në një shtet fashist. Presidenti i Ajaxit deshi të më shiste në Real Madridit”, deklaroi Cruyff për “TV3”.

“Barcelona nuk ishte në nivel të njëjtë me Realin, por ishte një sfidë për të luajtur për një klub katalan. Barcelona ishte më tepër se një klub”, u shpreh ai.