Cristiano Ronaldo e do rikthimin te Man United

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është duke konsideruar idenë për t'u rikthyer te Manchester United.

Sport

30/05/2021 20:54

36-vjeçari kaloi një tjetër sezon impresivë me 36 gola në 44 ndeshje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Portugezi ka kontratë me Juventusin edhe për edicion, por mediat raportojnë se do largohet në verë.

PSG ka interesim për sulmuesin, por United gjithashtu është duke shikuar situatën nëse do arrijnë ta rikthejnë në skuadër Ronaldon.

Sipas Tuttosport, Juventusi është duke shikuar një të ardhme pa Ronaldon, që është i interesuar për rikthimin në “Old Trafford”.

Portugezi ishte pjesë e “Djajve të Kuq” mes viteve 2003 – 2009, ku shënoi 118 gola në 292 paraqitje./Lajmi.net/