Crazy in Love për Beyonce
Një fans i flaktë ka bërë gjithçka për ta përqafuar të adhuruarën e tij Beyonce, derisa ajo po këndonte në një skenë në Brazil. E zbriti poshtë binës, ndërsa ajo iu përgjigj me një “të dua shumë”.

ShowBiz
Te dielën ne Rio te Brazilit, Beyonce është tërhequr nga një fans i flaktë , derisa ylli i hitit ‘Crazy in Love’ ishte duke kënduar afër audiencës.
Ai e tërhoqi për ta përqafuar, duke e zbritur atë në podiumin ku ishin fansat.
Sigurimi u shfaq shpejt, e tërhoqën këngëtaren ne binë dhe ajo filloi të këndonte sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
“Ështe gjithcka në rregull”, tha ajo, duke marrë një flamur të Brazilit dhe tutje vazhdoi me këngën.
Pastaj, e pyeti fansin se si e kishte emrin dhe ajo iu kthye me një “të dua shumë”.