Cozman i nënshtrohet një operimi
Reperi ka njoftuar fansat se po i nënshtrohet një operimi.

ShowBiz
Reperi i njohur shqiptar, Cozman, ka shqetësuar fansat lidhur me njoftimin e fundit, shkruan lajmi.net.
Ai ka publikuar një video në Instagram, përmes së cilës bëri të ditur se sot (e mërkurë) do t’i nënshtrohet një operimi.
Madje, ai shtoi se ky është vetëm një nga operimet që ka kryer së fundi, por tha se fatmirësisht do të jetë i fundit.
Reperi Cozman kohën e fundit nuk ka qenë aktiv me projekte muzikore, kënga e fundit e tij është “You know me”, megjithatë këngët e tij vazhdojnë të dëgjohen. /Lajmi.net/