Covid-19: Të gjitha testet te Milan dalin negative

Milan ka marrë lajme të mira.

Sport

24/05/2020 10:28

Testeve të Covid-19 iu nënshtruan të gjithë lojtarët dhe stafi i skuadrës së Milan.

Rezultatet e publikuara së fundmi japin lajm të mirë për të gjithë tifozët e futbollit, pasi asnjë nga të testuarit nuk ishte pozitiv.

Këtë lajm e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve ‘ANSA’, duke thënë se në raundin e dytë të testimeve të gjithë ishin negativ, transmeton lajmi.net.

Milan tashmë do të kenë mundësi që të stërvisin së bashku, duke filluar nga dita e hënë.

I vetmi lojtar që do t’i mungojë skuadrës do të jetë Franck Kessie, i cili vazhdon të jetë në vet-izolim pasi erdhi më vonë nga Bregu i Fildishtë. /Lajmi.net/