Covid-19: Napoli njofton rastin e ri, infektohet Zielinski

Piotr Zielinski ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sport

08/01/2022 21:00

Mesfushori polak, Zielinski është lojtari i radhës te Napoli që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e skuadrës, e cila ka zbuluar rezultatet e testimeve të bëra këtë pasdite, përcjell lajmi.net.

Lojtari i infektuar është i vaksinuar dhe nuk ka simptoma. Ai ka ndjkeur protokollin mjekësor, për të parandaluar përhapjen e virusit.

Zielinski është vet-izoluar në shtëpi. /Lajmi.net/