Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

COVID-19: Lajm i keq nga ekonomia në Gjermani

14:12 | 22 Maj 2020

Të ardhurat tatimore të Gjermanisë bien me një çerek në prill.

Të ardhurat e taksave në Gjermani ranë me një çerek muajin e kaluar, krahasuar me një vit më parë, pasi ekonomia më e madhe e Evropës u përball me recesionin e saj më të rëndë që nga lufta e dytë botërore.

Sipas raportit mujor të ministrisë së financave, të botuar të Premten, qeveria qendrore dhe 16 shtetet federale tërhoqën rreth 39 miliardë euro në prill, 25.3% më pak se të njëjtin muaj në 2019, raportoi Reuters.

Rënia e të ardhurave ishte më e rënda për taksat e të ardhurave, korporatave dhe trafikut ajror, tregoi raporti. Ndikimi i pandemisë në të ardhurat nga taksat ishte parë në mars, por tani është përshpejtuar.

Autoritetet gjermane vendosën një bllokim të rreptë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duke mbyllur shumicën e bizneseve dhe duke kufizuar lëvizjen e njerëzve jashtë shtëpive të tyre, transmeton lajmi.net.

Ministri i financave, Olaf Scholz, tha në fillim të këtij muaji se zhytja në të ardhura tatimore nuk do ta ndalojë qeverinë të paraqesë një paketë stimuluese muajin tjetër për të ndihmuar kompanitë të rikuperohen nga kriza e koronavirusit.

Ndërkohë, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit u rrit me 460 në 177,212, treguan të Premten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive.

Numri i vdekjeve të raportuara u rrit me 27 në 8174, tregoi raporti. /Lajmi.net/