COVID-19: Kjo ka ndodhur për herë të parë në Wuhan

Wuhan nuk ka regjistruar asnjë rast të ri asimptomatik me COVID-19.

Bota

01/06/2020 09:52

Qyteti kinez Wuhan, ku filloi pandemia COVID-19, nuk raportoi asnjë rast të ri asimptomatik për herë të parë të dielën, sipas zyrtarëve kinezë të shëndetësisë, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Kina kontinentale raportoi gjithsej 16 raste të reja të dielën, numri më i lartë ditor në tre javë.

Të gjithë u raportuan si raste të importuara – 11 në provincën Sichuan, tre në Mongolinë e Brendshme dhe dy në Guangdong. /Lajmi.net/