Covid-19 i merr jetën regjisorit të njohur shqiptar

Covid-19 ka marrë jetën e një tjetër figure shqiptare

ShowBiz

20/12/2020 16:22

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër figure të njohur nga televizioni shqiptar, shkruan lajmi.net.

Mësohet se Kadri Metohu ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare, ai ishte regjisor, dramaturg dhe drejtues artistik.

Ai kishte qenë i infektuar prej ditësh tashmë dhe ndërroi jetë në moshë 90-vjeçare, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Kadri Metohu ka qenë i angahzuar gjatë karrierës së tij në dhjetra spektakle televizive, dokumentarë, telereportazhe e radiodrama, por edhe në veprat skenike si regjisor i disa veprave operistike.

Është krijues i emisioneve të sukseshme radiofonike si “Heroizmi i popullit tonë në shekuj” si dhe “Teatri në mikrofon”. Për kontributin e tij të çmuar ai është nderuar me çmime të shumta kombëtare./Lajmi.net/