COVID-19: Dy raste pozitive te Bayern Munich
Skuadra e Bayern Munich regjistron dy raste pozitive me Covid-19.
Sport
Bayern Munich ka njoftuar se Lucas Hernandez dhe Tanguy Nanzou kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, përcjell lajmi.net.
Të dy lojtarët janë në gjendje të mirë por në pamundësi për t’iu bashkuar grupit për përgatitje.
Leroy Sane dhe Dayot Upamecano janë akoma me diagnozë të pakompletuar.
Hernandez (në Maldive) dhe Nianzou janë të dy në izolim./ Lajmi.net/