COVID-19 dhe shoqëria/ Si do të ndikojë izolimi në organizimin e jetës pas pandemisë në Kosovë?
Pandemia COVID-19 përveç pasojave në shëndetësi dhe ekonomi, do të ketë pasoja edhe në jetën sociale.
Lajme
Izolimi gjatë kohës së koronavirusit, sipas sociologëve parashihet se do të ndikojë në organizimin e jetës sociale edhe pasi të përfundojë pandemia.
Sociologu Jeton Brajshori në një intervistë për lajmi.net ka thënë se zhvillimi i teknologjisë e ka bërë izolimin më të lehtë, por sipas tij impakti i izolimit ekziston.
Ai më tutje ka thënë se pandemia ka suspenduar shumicën e mekanizmave të organzimit social si familja, shoqëria e vendi i punës.
Më tutje, Brajshori ka thënë se pasojat e koronavirusit, shëndetësore të kombinuara me ato ekonomike dhe sociale do të afektojnë jetën e shoqërisë edhe pas përfundimit të pandemisë.
Sociologu Brajshori ka folur edhe rreth këtyre pasojave dhe mënyrës së organizimit të jetës sociale pas përfundimit të pandemisë.
Më poshtë, mund ta lexoni të plotë intervistën e Jeton Brajshorit dhënë për lajmi.net.
Lajmi:net Sa ka ndikuar izolimi në jetën sociale të shoqërisë në Kosovë?
Jeton Brajshori: Kosova si shtet i ri dhe me një rini të shëndosh është plot gjallëri, çdo ditë sheshet, kafenetë janë përplot , jeta sociale tek ne është mjaft dinamike. Pandemia COVID-19 e cila është përhapur me shpejtësi të madhe në tërë botën e ka patur impaktin edhe në vendin tonë. Zhvillimi teknologjik është duke i ndihmuar shoqëritë në përgjithësi, e sidomos tek ne, pra themi se kemi më shumë ndarje fizike se sociale sepse në vazhdimësi jemi në kontakt me njëri-tjetrin përmes rrjeteve të ndryshme sociale që sado pak na lehtësojnë këto ditët e izolimit. Këtë lloj izolimi të cilin e kemi ne me masa më strikte gjatë orëve të mbrëmjes, është menduar mirë nga organet kompetente për parandalimin e përhapjes së virusit. Ekzistojnë edhe disa faktorë tjerë të cilët ndikojn në jetën sociale si: Jetesa vet apo me familje, familjet me fëmijë të vegjel (të cilët vështirë kuptojnë se duhet qendruar mbyllur), banimi në shtëpi me kopsht, banimi në banesa (këta e kanë shumë më të vështirë izolimin se të tjerët që banojnë në shtëpi me kopsht), pra edhe kjo menyrë e jetesës e determinon edhe jetën sociale gjatë izolimit.
Kemi hyrë në javën e pestë të izolimit dhe me përmirsimin e kohës jemi duke dalë më shumë se sa duhet,mpikërisht në momentet më të rëndësishme, sepse pandemia sipas eksperteve e arrinë kulminacioni në javen e pestë dhe të gjashtë. Është e kuptueshme se izolimi shkakton panik, stres dhe ankth, kjo bën që njerëzit ta humbasin durimin, mirëpo duhet të përmbahemi dhe të jemi të përgjegjshëm, e jo si disa qytetar të cilët edhe pse të infektuar i thejn rregullat e vetkarantinimit. Ne kemi kapacitete të pakëta që posedojmë, mjekët dhe infermierët janë vërtetë heronjtë e kohës të cilët me gjithë ato vështirësi ende e mbajnë pandeminë nën kontrollë .
Lajmi.net: Sa ka rëndësi jeta sociale për njerëzit?
Jeton Brajshori: Njeriu lind pa shprehi, vetëm me disa instikte dhe reflekse si krijesë biologjike e pasocializuar. Mjedisi se ku rritet për individin është një edukator i heshtur, kontakti me njerëz na mundëson formimin e personalitetin dhe ndikojn shumë faktor social si :Shoqërizimi, ambienti, moshatarët, shkolla, kultura, sistemi shoqëror etj. Jeta sociale nuk ka kuptim pa shoqërizimin për arsyje se shoqërizimi lidh breza të ndryshëm, krijon afërsi me njerzit të cilët nuk i ke familjarë apo të afërm .
Familja është faktori primar i shoqërizimit që nga fëmijëria e tutje, mirëpo kjo nuk mjafton, individi është i prirë për eksplorime të reja të cilat edhe e plotësojnë personalitetin e tij në vazhdimësi si marrëdhëniet midis bashkëmoshatarëve.
Faktor tjetër i shoqërizimit është shkolla. Individi vazhdon ta zgjerojë rrethin e vet me pjestarë të rinj, cikël i cili vazhdon edhe gjatë punësimit ku takon kolegë të ri. Kjo tregon se sa e rëndësishme është jeta sociale për njerzit.
Lajmi.net: Cilat janë pasojat në aspektin psiko-social dhe ekonomik?
Jeton Brajshori: Edhe pse jemi të detyruar që për të mirën tonë dhe të mirën e përgjithshme të izolohemi, prap se prap truri këtë e akcepton si detyrim dhe çdo detyrim bart me vete pasoja psiko-sociale. Izolimi mund të shkaktojë probleme të shumta si lodhje, pagjumësi, pasivitet, nervoz , probleme cognitive, obezitet etj. Në rastin tonë ky izolim nga pandemia na kthen mbrapa në vitet e luftës ku ishim të detyruar të qendronim të izoluar (grumbullimi i ushqimeve, i barërave, pritja në rradhë të gjata, gjitha këto rikthejnë kujtimet e hidhura të luftës).
Mungesa e aktiviteteve fizike na bënë që mendja jonë të punojë më ngadalë dhe veprimet tona ti kemi më të ngutshme. Tek ne në kohën e fundit ka rritje të dhunës në familje. Monotonia nga izolimi duke i përsëritur gjërat e njëjta na dërgon deri te humbja e arsyjes dhe dhuna.
Pasojat ekonomike do të jenë enorme sidomos për një vend të vogël siç është Kosova, ku shumica e punëtorëve punojnë në sektorin privat. Biznese të shumëta janë detyruar të mbyllen. Shumë puntorë do ta humbin vendin e punës, po ashtu edhe remitencat të cilat vinin nga diaspora (600-800 milion euro në vitë) , sivjet priten të jenë dhjetëfish më të vogla dhe kjo do të ndikojë në secilën familje ku dukshëm do të bjerë mirëqenia sociale e cila do të shkaktoj efekt zingjiror të paknaqësive të shumta, si pasojë e kësaj njerzit do të jenë të pamotivuar në mungesë të një vendi pune. Psikologu Abraham Maslow tek piramida e tij e motivit njerëzor thekson se, nëse nuk përmbushet shkalla e dytë e cila është siguria në punë,matëhere njeriu nuk mund të avancojë më lartë!
Lajmi.net: A mund të përballet shoqëria kosovare me probleme të tjera pas koronavirusit të natyrës shoqërore?
Jeton Brajshori: Shoqëria kosovare është e vetjma shoqëri në botë e cila si duhet e ka pandeminë në vend të dytë shkaku i problemeve të shumta politike. Shoqëria jonë është mjaft e politizuar dhe zhvillimet e fundit janë duke na futur në një rrugë të rrezikshme, fal deputetëve të pandergjegjshëm të cilët votuan mocion në kohë pandemie. Si shoqëri emocionale që jemi e gjithë energjia është fokusuar në problemet politke e cila na bënë ta harrojmë armikun e padukshëm, mos harroni se kjo neglizhencë po ju kushton shumë disa vendeve shumë më të zhvilluara se ne. Ajo çka është e sigurtë vendi ynë po hyn në fazen finale dhe më të vështirë që nga përfundimi i luftës duke u përballur me çështjet fundamentale të cilat e prekin shtetësinë tonë dhe kam frikë se nuk do të jetë marrëveshje në dobi të shtetit të Kosovës .
Lajmi.net: Si duhet të ndodhë riorganizimi dhe risocializimi pas masave të ashpëra në kohën e koronavirusit?
Jeton Brajshori: Covid19 besoj që ka ndryshuar shoqërinë globale në atë masë sa që tani e tutje të gjithë do të jemi më kujdeshëm në të gjitha veprimet që i marrim, nga marrëdhëniet ndërkombtare mes shteteve, ekonomia e deri tek turizmi. Riorganizimi tek ne nuk do të jetë i vështirë, jemi shoqëri që adaptohemi lehtë në rrethanat e reja, faktikisht do të vazhdojmë aty ku kemi mbetur, ajo qka më brengos më së shumti është reagimi i shoqërisë përballë papunësisë dhe problemeve politke të cilat na presin e prognozat nuk janë të mira. /Lajmi.net/