COVID-19, bien të ardhurat nga emigracioni në Shqipëri

Sasia e parave të dërguara nga emigrantët që punojnë jashtë Shqipërisë për në vendlindjen e tyre pritet të ulet me gati 110 miliardë dollarë këtë vit, pasi pandemia e COVID-19 ka rritur papunësinë në të gjithë botën.

Lajme

23/04/2020 09:29

Në raportin e saj më të fundit, Banka Botërore bënë me dije se paratë e dërguara në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme parashikohet të bien me rreth 20%, në 445 miliardë dollarë, “duke përfaqësuar një humbje që për disa familje është jetike, sidomos në këtë periudhë”.

Kjo, sipas Bankës Botërore, është ulja më e keqe në histori, madje më e keqe se kriza financiare e vitit 2008.

Banka e zhvillimit me bazë në Uashington tha se punëtorët emigrantë ishin veçanërisht kategoria më e brishtë për të humbur punën e tyre gjatë mbylljes për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Emigrantët zakonisht dërgojnë para për familjet në disa nga pjesët më të varfra të botës, përfshirë Azinë Jugore dhe Amerikën e Jugut, për të rritur standardet e jetesës të të dashurve të tyre.

Evropa Lindore veçanërisht pritet të jetë një nga rajonet më të goditura, pasi punëtorët emigrantë në Evropën perëndimore dhe Rusia detyrohen të ulin shumën e parave që dërgojnë në familje, si për shembull në Rumani, Bullgari, Ukrainë dhe vendet e tjera.

Kjo situatë pa dyshim mund të ketë prekur edhe shqiptarët të cilët kanë emigruar jashtë vendit dhe dërgojnë para në familjet e tyre në vendin tonë.