Covey për Thaçin: Ishte djalë i ri dhe ambicioz por nuk kishte kompetenca – Ai donte të pozicionohej dhe të fitonte kredibilitet, siç bëjnë politikanët ambicioz
Sot në Hagë, po e vazhdon dëshminë ish-zëvendësi i Bernard Kuchner, Jock Covey. Seanca ka filluar duke folur për Hashim thaçin, për çka tha se ai nuk kishte qenë shumë në negociatat mes KFOR-it dhe udhëheqësve të UÇK-së. “Nuk më befason që ai e ndjente nevojën që ai të bënte të qartë përkrahjen e tij…

Lajme
Sot në Hagë, po e vazhdon dëshminë ish-zëvendësi i Bernard Kuchner, Jock Covey.
Seanca ka filluar duke folur për Hashim thaçin, për çka tha se ai nuk kishte qenë shumë në negociatat mes KFOR-it dhe udhëheqësve të UÇK-së.
“Nuk më befason që ai e ndjente nevojën që ai të bënte të qartë përkrahjen e tij të fortë, për udhëheqjen e UÇK-së. A do të ishte e suksesshme apo jo, kjo ishte diçka me vete asokohe, unë thjesht mund të hamendësoj”, tha ai.
Covey tha se Thaçi ishte një djalë i ri që përpiqej të ishte i suksesshëm.
“Ai ishte një djalë i ri në përpjekje për të qenë i suksesshëm, ishte një situatë në të cilën ai nuk kishte aspak përvojë, ai përpiqej të pozicionohej, dhe këtu duhet të shtoj një histori që nuk e kam ditur asokohe. Ka pasur një raport që ai mbante municione në male, unë nuk kam parë ndonjëherë prove që të ketë ndodhur kjo rregullisht, por ishte djalë i ri ambicioz, sepse donte të arrinte diku. Nuk mendoj se kjo cenon gjykimin tonë apo ndryshon qëndrimin tonë sa i takon marrëdhënies me UÇK-në dhe as nuk kontradikton gjëra që ka thënë e që janë publike”, tha tutje dëshmitari.
Gjatë pyetjeve së avokatit të Thaçit, ai u pyet për një deklaratë të tij që kishte dhënë më parë, e që pas asaj kishte parë një video nga prokurorja ku Thaçi dhe Çeku shiheshin të kishin marrë pjesë në disa organizime me anëtarë dhe ish-anëtarë të UÇK-së.
“Instinktet dhe pretendimi i Thaçit që kishte kompetencë, mund të ketë qenë e dobishme nga pikëpamja politike përballë audiencave kosovare por u keqkuptua prej disa personave nga komuniteti i të drejtave të njeriut, përfshirë edhe specialistin e të drejtave të njeriut nga UNMIK-u që në mënyrë të padrejtë doli në përfundimin, që Thaçi ishte udhëheqës dhe kishte kompetenca te kontrollonte dhunën që kryhej në elemente, që kishin qenë gjithmonë të decentralizuar dhe tani ish-UÇK. Për të gjithë ne që ishim atje, ishte e qartë që Thaçi kishte thjeshtë ambicie dhe nuk kishte kompetencë”, kishte deklaruar Covey gjatë dëshmisë së tij.
Avokati e pyeti nëse ajo video i ndërron mendimin e tij, për çka Covey tha jo.
“Nuk e ndryshon pikëpamjen time. Unë e konsideroj njësoj, siç e kam përshkruar dhe kur e kam ilustruar përmes incidenteve tjera. Ai thjeshtë përpiqej të pozicionohej, të fitonte kredibilitet. Këtë bëjnë politikanët ambicioz. Asociohen me elemente që mendojnë se do t’iu shërbejnë interesave të tyre, kanë apo nuk kanë influencë në realitet apo jo”, ka shtuar Covey. /Lajmi.net/