Covey në Hagë: UÇK-ja nuk kishte konsensus të plotë mes udhëheqësve të lartë, kishte një lloj përçarje
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon edhe sot në Dhomat e Specializuara të Hagës, ku dëshmitë i ka dhënë Jock Covey, ish-zyrtar i lartë i UNMIK-ut dhe dëshmitar i mbrojtjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Gjatë dëshmisë së tij, Covey është pyetur nga mbrojtja nëse kishte dijeni për ndarje apo fraksione brenda…

Lajme
Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon edhe sot në Dhomat e Specializuara të Hagës, ku dëshmitë i ka dhënë Jock Covey, ish-zyrtar i lartë i UNMIK-ut dhe dëshmitar i mbrojtjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Gjatë dëshmisë së tij, Covey është pyetur nga mbrojtja nëse kishte dijeni për ndarje apo fraksione brenda vetë strukturës së UÇK-së, raporton lajmi.net
Mbrojtja e Thaçit: A keni qenë ju të informuar se UÇK-ja vetë ishte ndarë në disa fraksione ose në disa ndarje politike të ndryshme?
Covey: “Kishim informacione se nuk kishte konsensus të qartë dhe të plotë ndërmjet individëve të lartë të UÇK-së, do e lëmë më kaq. Do të thotë e dimë që kishte një lloj përçarje, por nga ana tjetër nuk e dinim se deri në çfarë mase ishin këto përçarje dhe nuk kishim informacione kaq të hollësishme sa jepen në këtë artikull në kuptimin se kush është në mbështetje të kujt. Zakonisht gazetarët kanë tendencë të lexojnë më tepër që në situata të caktuara të shkojnë në hollësi që nuk mbështetet nga historia. Unë personalisht nuk do i kisha marrë shumë seriozisht këto hollësi që jepen në këtë raport, mirëpo ne ishim të informuar për faktin se nuk kishte konsensus mes udhëheqësve të lartë të UÇK-së.”
Kujtojmë se Covey është dëshmitari i katërt pas James Rubin, Paul Williams e John Duncan./Lajmi.net/