Covey kërkoi të bënte një koment në fund të dëshmisë në rastin Thaçi, por gjykata nuk e lejoi
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar dëshminë e tij, James Peter Covey që ishte dëshmitari i katërt i mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët. Covey kërkoi që në fund të dëshmisë së tij të bënte edhe një koment, mirëpo kjo kërkesë e tij u refuzua nga trupi gjykues me arsyetimin…

Lajme
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar dëshminë e tij, James Peter Covey që ishte dëshmitari i katërt i mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Covey kërkoi që në fund të dëshmisë së tij të bënte edhe një koment, mirëpo kjo kërkesë e tij u refuzua nga trupi gjykues me arsyetimin se komentet që nuk lidhen drejtpërdrejt me pyetjet nuk janë të lejueshme.
Gjykatësi Smith e falënderoi për dëshminë e tij, ndërkaq Covey u përgjigj “faleminderit për mundësinë që më dhatë për të ofruar dëshminë time”.
Pas kësaj avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, deklaroi se mbrojtja nuk do të jetë në gjendje të përfundojë paraqitjen e provave deri më 14 nëntor, siç është përcaktuar nga gjykata.
Ai gjithashtu shtoi se nuk do të mund të dorëzojnë as dosjen përfundimtare deri më 22 dhjetor, për shkak të mungesës së kohës dhe angazhimeve të shumta procedural, duke thënë se do të bëjë një kërkesë për shtyrjen e këtyre afateve.
Edhe avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, theksoi nevojën për të marrë parasysh një numër apelesh që lidhen me provat, përfshirë raporte mjeko-ligjore, përgjime dhe dëshmitarë të Rregullës 155.
Sipas tij, këto elemente janë të rëndësishme për përcaktimin e afateve dhe për vendimet që duhet të merren në vazhdim të procesit.
Seanca e sotme përfundoi pa ndonjë vendim për kërkesën e paralajmëruar të mbrojtjes për shtyrje të afateve.