Covey: Ka pasur vonesa serioze në krijimin e forcës policore në korrik të 99’ës, KFOR-i nuk lejohej të luante rol policor

Në Dhomat e Specializuara të Hagës po vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku në seancën e radhës ka dhënë dëshminë e tij Jock Covey, ish-zyrtar i lartë i UNMIK-ut dhe dëshmitar i mbrojtjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi. Gjatë seancës, mbrojtja e Thaçit ka paraqitur një dokument ku ish-presidenti kishte deklaruar…

Lajme

30/09/2025 13:35

Në Dhomat e Specializuara të Hagës po vazhdon sot procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku në seancën e radhës ka dhënë dëshminë e tij Jock Covey, ish-zyrtar i lartë i UNMIK-ut dhe dëshmitar i mbrojtjes në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gjatë seancës, mbrojtja e Thaçit ka paraqitur një dokument ku ish-presidenti kishte deklaruar se “nuk do të lejojmë të mbizotërojë anarkia”, në kontekstin e një vizite të një grupi kongresmenësh në Kosovë, raporton lajmi.net

Mbrojtja e Thaçit: Në një dokument – Thaçi tha se nuk do të lejojmë të mbizotërojë anarkia dhe ka të bëjë me vizitën e një grupi kongresmenësh të drejtuar nga dikush në qeverinë e përkohshme të Kosovës. A të kujtohet një vizitë e bërë nga fundi i korrikut nga senatorët dhe kongresmenët amerikanë në Kosovë?

Covey: “Jo në mënyrë të veçantë, por një numër delegacionesh kanë ardhur dhe nuk më kujtohet mirë të gjitha gjërat që kanë ndodhur, besoj se do të ketë pasur njohuri lidhur me këto çështje, por që nuk kanë ardhur të na vizitojnë neve në UNMIK.”

Tutje, mbrojtja ka pyetur lidhur me problemet që kishin lindur me formimin e forcave policore pas luftës, veçanërisht më 24 korrik 1999.

Mbrojtja e Thaçit: Në këtë kohë, më 24 korrik 1999, a ka pasur vonesa dhe probleme sa i përket krijimit të forcave policore?

Covey: “Absolutisht që po. Shumica e pjesëtarëve të forcave policore i përkisnin serbëve, shqiptarët ishin nxjerrë nga forcat policore. OSBE-ja ishte në krye të përpjekjeve për të krijuar një akademi policore, me shpejtësi të madhe po kërkonte të identifikonte kandidatët, por kjo ishte procedurë që zgjaste me muaj të tërë. Ndërsa forcat policore ndërkombëtare ishin në numra të pakonsiderueshëm dhe vinin shumë ngadalë, pra kishte problem shumë të madh sa i përket krijimit të forcës policore. Duhet përmendur se KFOR-i nuk lejonte që të luhej rol policor.”/Lajmi.net/