Covey i shfaqet fotografia e një takimi të UÇK-së: Ka qenë takim i zakonshëm me gjeneral Jackson për implementim dhe zbatim

Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë, Jock Covey, ka filluar dëshminë e tij, ku u bë e ditur se ai pritet të dëshmojë për tre ditë. Covey kishte qenë zëvendës i përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së në Kosovë, pra UNMIK, sipas ZPS-së, kjo periudhë ka qenë nga 15 korrik 1999…

Lajme

30/09/2025 10:47

Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë, Jock Covey, ka filluar dëshminë e tij, ku u bë e ditur se ai pritet të dëshmojë për tre ditë. Covey kishte qenë zëvendës i përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së në Kosovë, pra UNMIK, sipas ZPS-së, kjo periudhë ka qenë nga 15 korrik 1999 deri në janar të 2001.

Covey fillimisht do të merret në pyetje nga mbrojtja e Thaçit, ku Mishetiq ka cituar disa pjesë të deklaratave të tij, ku asaj kohe dëshmitari kishte thënë “konstatimet e mia kanë arritur se Thaçi nuk ka pasur autoritet mbi UÇK-në, dhe se roli dhe ambiciet e tij kanë qenë të një politikani për të gjetur kompromis”.

Tutje dëshmitarit i është transmetuar një pikturë nga ku shihej një takim i anëtarëve të UÇK-së, ku nga mbrojtja u kërkua të Covey të tregonte se çfarë i kujtohej nga ai takim.

Avokati: Z. Covey ju kujtohet kjo fotografi?

Covey: Po.

Avokati: A keni marrë pjesë në përgatitjen e kësaj pikture?

Covey: Artisti më tregoi pikturën qe ishte duke bërë sepse donte të më fuste edhe mua në pikturë në fakt më kishte futur në pikturë jam në të majt pas Çekut edhe i kërkova që të pikturonte Shefin e Policisë at kohë që s’kishte mundësi të merrte pjesë sepse edhe ai ishte pjesë e rëndësishme, artisti e bëri këtë punë dhe sipas kërkesës sime më bëri më pak të dukshëm sepse nuk më pëlqen të shfaqem shumë. Mesa e di unë artisti erdhi vetëm me leje të KFOR-it.

Avokati: A e keni parë këtë foto?

Covey: Jo unë e kam pa vetëm sa ka qenë duke e pikturu, jo të përfunduar, por kjo foto tregon një takim për implementim dhe zbatim, pra ka qenë  një takim i zakonshëm i Gjeneralit Jackson për të zhvilluar më tej detajet dhe hollësitë e zbatimit të marrëveshjes.

Avokati: Anëtarët e UÇK-së, pra zakonisht uleshin përball Gjeneral Jackson apo jo?

Covey: Po, zakonisht Çeku ulej përball Jackson dhe komandantet të tjerë rajonal uleshin jashtë fotografisë në të djathtë të Çekut. /Lajmi.net/