Coutinho vendos për të ardhmen pas finales së Ligës së Kampionëve
E ardhmja e Philippe Coutinho vazhdon të jetë në pikëpyetje.
Sport
Mesfushori i Barcelonës, i cili këtë sezon luajti si i huazuar te Bayern Munich, nuk ka vendosur akoma për të ardhmen e tij.
Bayern thuhet se nuk do ta blejnë kartonin e lojtarit, kurse te Barcelona nuk kalkulojnë në shërbimet e tij.
Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Coutinho do të marrë vendimin e tij për të ardhmen pas finales së Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.
Në anën tjetër, Quique Setien, trajneri i Barcelonës, i ka hapur derën për rikthim lojtarit, në mënyrë që ai të kthehet dhe të luftojë për vendin e tij në formacion.
Interesim për brazilianin ka nga skuadrat e Premierligës. Mbetet të shihet se cilën fanellë do ta veshi lojtari gjatë sezonit tjetër. /Lajmi.net/