Courtois nuk mërzitet

Thibaut Courtois nuk është dëshpëruar që është injoruar nga Barcelona, pasi thotë se asnjëherë nuk ka qenë i interesuar të transferohet në Nou Camp. Portieri i Chelseas, i huazuar në Atletico Madrid, spekulohej me transferim të përhershëm tek një skuadër tjetër evropiane në fund të këtij sezoni. Reprezentuesi belg thuhej se mund të jetë pasardhës…

Sport

03/01/2014 21:20

Thibaut Courtois nuk është dëshpëruar që është injoruar nga Barcelona, pasi thotë se asnjëherë nuk ka qenë i interesuar të transferohet në Nou Camp.

Portieri i Chelseas, i huazuar në Atletico Madrid, spekulohej me transferim të përhershëm tek një skuadër tjetër evropiane në fund të këtij sezoni.

Reprezentuesi belg thuhej se mund të jetë pasardhës i Petr Cechut në Stamford Bridge, por mbetet i interesuar të luajë rolin e mbulesës për yllin e Republikës çeke.

Por, babai i Courtoisit, Thierry, ka thënë se kalimi në Barcelonë si zëvendësim për Victor Valdesin në largim, nuk ka qenë asnjëherë opsion, pas njoftimeve se gjiganti katalan ka identifikuar portierin e Borussia Monchengladbachut, Marc-Andre ter Stegen si objektiv kryesor.

”Thibaut nuk është dëshpëruar që Barcelona ka zgjedhur një portier tjetër”, deklaroi ai.

”Nuk ishte asnjëherë opsion pasi ka ende kontratë me Atleticon deri në fund të sezonit. Andaj, është logjike që Chelsea të vendos për të ardhmen e tij”, përfundoi ai.