Costa nesër në Prishtinë, zbardhet agjenda e tij
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Prishtinën të mërkurën (nesër), si pjesë e turneut të tij në Ballkanin Perëndimor. Gjatë vizitës, Presidenti i Këshillit Evropian do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Sipas njoftimit, në orën 16:30 Costa do të takohet me…

Lajme
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Prishtinën të mërkurën (nesër), si pjesë e turneut të tij në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë vizitës, Presidenti i Këshillit Evropian do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas njoftimit, në orën 16:30 Costa do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Zyrën e Presidentit, ndërsa, pas takimit, në orën 17:20 Osmani dhe Costa do të mbajnë një konferencë për media në sallën e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkaq, në orën 18:40 Costa do të takohet me mryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti në Zyrën e Kryeministrit.
Të mërkurën, më 14 maj, Costa do të jetë fillimisht në Podgoricë ku do të takohet me presidentin Jakov Milatoviq, kryeministrin Milojko Spajiq dhe anëtarë të tjerë të qeverisë.
Më pas ai do të vizitojë Kosovën për të takuar presidenten Vjosa Osmani. Më 15 maj, i pari i KE-së do të shkojë në Shkup për t’u takuar me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.
Ndalesa e tij e fundit në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Tiranë ku më 15 maj ai do të takohet me kryeministrin aktual Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj, si dhe do të marrë pjesë në një takim me studentët e Kolegjit të Evropës.