Costa mbërrin në Presidencë – nis takimin me Osmanin
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur këtë pasdite në Presidencën e Kosovës, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Takimi ndërmjet dy liderëve ka nisur pak pas orës 16:40, ashtu siç ishte paraparë në agjendën zyrtare të vizitës së Costës në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor. Pas takimit, Osmani dhe…

Lajme
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur këtë pasdite në Presidencën e Kosovës, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani.
Takimi ndërmjet dy liderëve ka nisur pak pas orës 16:40, ashtu siç ishte paraparë në agjendën zyrtare të vizitës së Costës në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor.
Pas takimit, Osmani dhe Costa do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media, ku pritet të diskutojnë çështje që lidhen me integrimin evropian të Kosovës, dialogun me Serbinë si dhe zhvillimet e fundit në rajon.
Më pas pritet që Costa ta takojë edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Pas vizitës në Kosovë ai do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut.
Ndalesa e tij e fundit në Ballkanin Perëndimor do të jetë në Tiranë ku më 15 maj do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.