Costa kërkon largimit, klubet në të cilat mund të transferohet
Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa, raportohet se ka kërkuar nga klubi që ta lirojnë atë nga kontrata dhe të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Sport
Costa ka pasur probleme të shumta me lëndime në klubin madrilien dhe lirimi nga kontrata në këtë afat kalimtar do të nënkuptonte se ai do të ishte një agjent i lirë.
Ai është kthyer në Madrid pas sezonit të ‘dështuar’ që kaloi te Chelsea dhe problemeve që pati me trajnerin portugez Jose Mourinho. Këtë sezon ai ka munguar në gjithë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe ka pasur shumë pak minuta në La Liga.
Edhe transferimi i uruguajanit, Luis Suarez, ka ndikuar që ky i fundit të ketë më pak minutazh në 11-shen startuese të Diego Simeone, pasi që argjentinasi ka vendosur të startoj me treshen Joao Felix, Angel Correa dhe El Pistolero.
Media spanjolle AS raporton se kontrata e spanjollit do të përfundojë në verën e ardhshme mirëpo ai ka kërkuar që të largohet në këtë merkato, e cila do të hapet me 4 janar në Spanjë.
Disa prej klubeve në të cilat Costa mund të transferohet sipas 90min janë: Wolves, Manchester City, Tottenham, Inter, Juventus./Lajmi.net/