Costa dhe Turan në stërvitje

Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Costa dhe mesfushori Arda Turan janë rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit, para finales së madhe të Ligës së Kampionëve, kundër Real Madridit.

Sport

22/05/2014 19:44

Në atë që mund të konsiderohet si lajm i keq për Real Madridin, dy yjet e Atletico Madridit, Diego Costa dhe Arda Turan kanë nisur seancën stërvitore, dy ditë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve në Lisbonë.

Reprezentuesi i ri i Spanjës, Costa deri disa ditë më parë ishte në dyshim nëse do të rikuperohet me kohë për ballafaqimin e së shtunës, për shkak të lëndimir që pësoi në fundjavë në ndeshjen e xhiros së fundit të La Ligës kundër Barcelonës.

Mirëpo, atij duket se i kreu punë vizita në Beograd, dhe e ka filluar stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit.

Njësoj edhe Turan, i cili po ashtu u lëndua në duelin kundër Barcelonës, por duket se do të paraqitet kundër Real Madridit.