Corona përmban copa të xhamit në birrë

Copa të xhamit janë gjetur në 1% të shisheve të kësaj birre, sipas Constellation Brands, e cila e importon birrën meksikane.

Lifestyle

20/08/2014 21:14

Përpara se të kënaqeni me një birrë të ftohtë të kësaj marke, ju ndoshta duhet ta kontrolloni atë njëherë.

Constellation Brands bëri një alarm për 12 shishe të birrës Corona, duke thënë se shishet përmbanin copa të vogla të xhamit në të.

Kompania thotë se problemi është vlersuar të ndikojë në 1% të shisheve të dërguara në SHBA, transmeton Lajmi.net.

Shishet të cilat mund të përmbajnë copat e xhamit janë vlersuar të jenë në paketimet prej 12-18 shisheve. Kjo nuk përfshinë shishet Corona Light, Corona Familiar, Coronitas ose Corona Extra.

Klientët të cilët konsumojnë këtë birrë duhet të shkojnë në faqen zyrtare të kompanisë dhe t’i shohin listën e shisheve të cilat janë të alarmuara se mund të kenë copa të xhamit në birrë.