Çorbë me perime për iftar

Nëse jeni në dyshim se çfarë të përgatitni sot për iftar, atëherë ne kemi një recetë të shijshme për ju. Mësoni më poshtë si të përgatitni këtë çorbë me perime!

Lifestyle

03/07/2015 18:30

Përbërësit:
2-3 karota,
2 rrënjë majdanozi,
2 qepë të reja,
2 patate,
1 vezë,
2 lugë ajkë,
pak vaj,
kripë, piper, vegetë
gjethe majdanozi.

Përgatitja:
Karotat, qepët dhe rrënjët e pastruara dhe të prera në rrathë fërgohen pak në vaj. Shtohen 1.5 litër ujë, 2 patate të qëruara dhe vlohen zjarr të ngadaltë gjersa të jenë zbutur perimet. Patetet largohen dhe sa të ftohen, kalohen në sitë dhe prapë kthehen në supë, sa të marrë supa një valë. Çorba kriposet, i hidhet vegetë, largohet nga zjarri dhe, duke e përzier, i hidhet veza e tundur me ajkë. Mbi spërkatet me gjethe majdanozi të grirë hollë. Ju bëftë mirë!