Conte: Tani po, ne mund të ëndërrojmë

Antonio Conte pranoi që Interi ishte në rrezik para se të kompletonin përmbysjen për të mposhtur Milanin 4-2 në Derby della Madonnina dhe të merrte kryesimin e Serie A.

Sport

10/02/2020 08:20

Zikaltërit u gjetën në disavantazh 0:2 pas pjesës së parë, por në 45 minutëshin e dytë arritën të shënonin katër gola për rezultatin përfundimtar 4:2.

“Ishte një natë e veçantë, kjo është e sigurt”, i tha Conte Sky Sky Italia, transmeton lajmi.net. “Gjysma e parë na pa në vështirësi, mbase më shumë sesa kemi qenë ndonjëherë këtë sezon, dhe ekzistonte rreziku që ndeshja të ‘mbytej”.

“Përkundrazi, ne bëmë mirë për të rikthyer ekuilibrin, për të kuptuar se ku duhej të përmirësoheshim, të kishim besim në atë që po bënim dhe lëvdatat shkojnë për këta lojtarë”.

“Përveç rezultatit, unë jam i lumtur që i shoh ata të rezistojnë nën disavantazh  dhe ta kthenin atë, pasi kjo do të thotë se ata po përgatiten për diçka me të vërtetë të rëndësishme”.

“Është ende shumë herët të flasim për diçka që tani mund të ëndërrojmë. Mund të kemi një ëndërr”. /Lajmi.net/