Conte: S’kisha asnjë marrëveshje me Juventusin, më kanë mërzitur lajmet se mund të largohesha nga Napoli

Trajneri i Napolit, Antonio Conte tha se nuk kishte asnjë marrëveshje me Juventusin pas përfundimit të sezonit. Ai shtoi se vazhdoj me Napolin për shkak të garancive të marra, shkruan lajmi.net “Jo, absolutisht, unë nuk kisha asnjë marrëveshje me Juventusin dhe e refuzova kategorikisht. Unë kam firmosur kontratë 3-vjeçare me Napolin.”, tha Conte në “Federico…

Sport

13/06/2025 15:34

Trajneri i Napolit, Antonio Conte tha se nuk kishte asnjë marrëveshje me Juventusin pas përfundimit të sezonit.

Ai shtoi se vazhdoj me Napolin për shkak të garancive të marra, shkruan lajmi.net

“Jo, absolutisht, unë nuk kisha asnjë marrëveshje me Juventusin dhe e refuzova kategorikisht. Unë kam firmosur kontratë 3-vjeçare me Napolin.”, tha Conte në “Federico Buffa Talks”.

“Cili ishte objektivi? Ajo që gjithmonë kam thënë: të ndërtojmë baza të forta dhe jo baza që në rastin e parë të vështirësisë të shkatërrohen. Hapi i parë që i vumë vetes si objektiv ishte rikthimi në Europë, as që bëhej fjalë për Champions League. Më pas, fakti që fituam kampionatin, në mendjen time, në vizionin tim, në projektin tim, nuk ndryshoi absolutisht asgjë.”

“Gjëja që më ka mërzitur, – vazhdon trajneri kampion i Italisë, – është se për një mundësi ndarjeje të mundshme mes meje dhe Napolit, një muaj ose një muaj e gjysmë para fundit të kampionatit, kishte nisur tashmë të flitej për këtë çështje, dhe të përmendej emri im te Juventusi”, tha Conte./lajmi.net/