Conte për ndeshjen ndaj Liverpool në fundjavë: S’do të jetë ndeshje e lehtë për ne, por as për ata

Antonio Conte ka folur për ndeshjen që skuadra e tij, Tottenham, do ta luajë kundër Liverpoolit në fundjavë.

Sport

05/05/2022 18:03

Marrë parasysh luftën për top4 që vazhdon të jetë e ashpër, një fitore ndaj “Të Kuqve” është e domosdoshme.

Sipas italianit, kjo përballje do të jetë e vështirë për ta, por njëjtë do të jetë edhe për kundërshtarët e tyre, transmeton lajmi.net.

“E dimë të gjithë se nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por e lehtë nuk do të jetë as për kundërshtarët tanë”, u shpreh Conte në konferencën për shtyp para sfidës.

Ndeshja do të luhet të shtunën, më fillim nga ora 20:45. /Lajmi.net/