Conte: Ndeshja ndaj Realit, një ‘finale’ për Interin

Antonio Conte ka deklaruar se sfida e Interit kundër Real Madridit do të jetë një finale për ‘Zikaltërit’, të cilët duhen patjetër të fitojnë.

Sport

24/11/2020 17:03

Inter ka arritur të marrë vetëm dy pikë në tre ndeshjet e para në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, dhe një rezultat tjetër negativ të mërkurën, do të ishte fundi për ta.

“Për ne kjo ndeshje paraqet një finale”, ka deklaruar Conte në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

“Pas humbjes në Madrid dhe dy barazimeve të mëparshme, ne nuk kemi shumë rrugëdalje”.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, ne e dimë se kush është Real Madrid, madje edhe historia e kohëve të fundit e tregon këtë. Nëse duam, mund ta bëjmë dhe në ndeshjen e fundit e vërtetuam atë”

“Ne mund të luajmë mirë, me përulësi dhe vëmendje. Ne duhet të fitojmë”./Lajmi.net/